Menyja
Kthehu në faqen kryesore

Kushtet për Metoda alternative pagese me PayPal

Kushtet për Metoda alternative pagese me PayPal

Përditësimi i fundit: 11 dhjetor 2024

Këto Kushte përbëjnë një kontratë midis jush dhe PayPal Pte. Ltd., një kompani nga Singapori, dhe rregullojnë përdorimin tuaj të të gjitha Shërbimeve të PayPal. (“PayPal”, “ne” ose “neve”).

1. Rreth këtyre Kushteve

Këto Kushte zbatohen për përdorimin tuaj të çdo Funksionaliteti APM.

Për referencë:

  • Funksionaliteti APM (Alternative Payment Method) është funksionalitet i ofruar prej nesh, i cili, nëse integrohet në arkën tuaj në internet, u mundëson klientëve tuaj të zgjedhin dhe të përdorin cilëndo metodë alternative pagese (APM) (siç mund të lejojmë herë pas here) për t'ju paguar dhe
  • një metodë alternative pagese (APM) është çdo metodë pagese e renditur në Shtojcën 1, përmes së cilës mund të lejojmë këdo që nuk ka një llogari, të dërgojë një pagesë në Llogarinë tuaj të biznesit, sipas këtyre Kushteve.

Këto Kushte janë një shtesë e Marrëveshjes së përdoruesit të PayPal dhe e politikave të tij të inkorporuara, duke përfshirë Politikën për përdorimin e pranueshëm dhe Politikën e privatësisë, të cilat aplikohen për shtetin ku jeni regjistruar si banues në PayPal. Fjalët me germa kapitale, të cilat nuk përkufizohen në këto Kushte, përkufizohen në Marrëveshjen e përdoruesit në fjalë. Sa më shumë që të jetë e mundur, këto Kushte dhe Marrëveshja e përdoruesit duhet të interpretohen si një e tërë. Kur ka një konflikt në interpretim, këto Kushte qëndrojnë mbi Marrëveshjen e përdoruesit për sa i përket konfliktit.

Përkufizimi i Shërbimeve në Marrëveshjen e përdoruesit, kur lexohet së bashku me këto Kushte, përfshin funksionalitetin tonë APM.

2. Aktivitetet e Ndaluara të APM-së

Tregtarëve nuk u lejohet që të pranojnë pagesa për mallra ose shërbime:

  • që nuk bëhen në llogarinë e vetë Tregtarit;
  • që nuk bëhen brenda fushës së funksionimit normal të biznesit të Tregtarit, siç parashikohet në Formularin e regjistrimit të tregtarit;
  • që janë të ndaluara, siç përcaktohet më poshtë ose në kuadër të kushteve specifike përkatëse të një Metode pagese;
  • Metodat e pagesës nuk mund të ofrohen, të përdoren ose të bëhen të disponueshme për asnjërën prej kategorive të mëposhtme të biznesit:
    • Produkte dhe shërbime të paligjshme, ose produkte dhe shërbime të ndaluara nga ligjet në fuqi:
    • Biznes ose organizatë që përfshihet në, nxit, promovon ose ushtron dhunë të paligjshme ndaj çdo grupi, mbi baza raciale, fetare, aftësie të kufizuar, gjinore, orientimi seksual, origjine kombëtare ose për shkak të ndonjë karakteristike tjetër të pandryshueshme
    • Mallra të falsifikuara ose të paautorizuara;
    • Droga dhe narkotikë;
    • Skemat e pasurimit të shpejtë ose piramidale;
    • Tregti e paligjshme e trupave ose organeve njerëzore ose shtazore;
    • Shkelje e pronësisë intelektuale ose e të drejtave pronësore;
    • Produkte me simbole naziste, materiale dhe artikuj nazistë;
    • Faqe interneti të padobishme, duke përfshirë faqet e internetit që përdorin praktika të padrejta, mashtruese ose grabitqare të shitjeve;
    • Faqet e internetit me pagesë për të fshirë postimet ose publikimet shpifëse;
    • Produkte dhe materiale raciste, seksiste, mizogjine ose ndryshe abuzive;
    • Materiale radioaktive, toksike, të ndezshme, gërryese apo materiale të rrezikshme të llojeve të tjera;
  • Mallrat dhe shërbimet e rregulluara (duke përfshirë produktet dhe shërbimet që klasifikohen në rregulloret e përgjithshme, kufizimet juridiksionale dhe / ose të moshës):
    • Alkool dhe pije alkoolike;
    • Gjetje dhe objekte arkeologjike;
    • Produktet e kanabidiolit (CBD) dhe të kërpit;
    • Farmaci në internet, barna me recetë;
    • Fishekzjarrët dhe produkte të ngjashme;
    • Kafshë të gjalla;
    • Pornografi dhe materiale të tjera të pahijshme; faqe që ofrojnë shërbime me përmbajtje seksuale të tilla si prostitucioni, shoqërueset, bashkëbisedimet e drejtpërdrejta për të rritur, etj.;
    • Metale dhe gurë të çmuar;
    • Substancat e krijuara për të imituar barnat e paligjshme;
    • Duhani, cigaret elektronike, lëngjet për cigaret elektronike dhe produktet e ngjashme;
    • Armë, municione dhe produkte të ngjashme;
  • Produkte ose shërbime financiare apo ligjore të specializuara:
    • Pagesat për lirimin me kusht;
    • Avokatët e procedurave të falimentimit;
    • Opsione binare;
    • Kreditë, huatë, huazimet afatshkurtra dhe instrumentet e tjera të huadhënies;
    • Arkëtimi i borxhit;
    • Studiot ligjore që mbledhin fonde për qëllime të ndryshme nga shlyerja e detyrimeve e ndaj studios për shërbimet e ofruara nga studioja;
    • Shërbimi i administrimit të pasurive;
  • Të ndryshme
    • Shërbime falltare ose parashikuese të fatit;
    • Pajisje dhe artikuj piroteknikë;
    • Shërbime telemarketingu;
    • Shitja e ndjekësve në Twitter, pëlqimeve në Facebook, shikimeve në YouTube dhe llojet e tjera të aktiviteteve në rrjetet sociale, që janë të ndaluara nga kushtet e përgjithshme të platformës përkatëse

3. Pranimi i këtyre Kushteve

Ju pranoni këto Kushte duke integruar funksionalitetin tonë të APM-së në arkën/platformën tuaj në internet ose dërgoni një faturë si kërkesë për pagesë.

Nëse integroni funksionalitetin tonë APM për Llogarinë e një tjetër personi apo subjekti juridik:

  • ju konfirmoni se keni lejen e personit apo subjektit juridik në fjalë për t'i lidhur me këto kushte nga pikëpamja juridike; dhe
  • pranoni se personi apo subjekti juridik në fjalë në emër të së cilit pranoni këto Kushte do të jetë i lidhur me to nga pikëpamja juridike.

4. Përdorimi i funksionalitetit APM

Kur integroni funksionalitetin tonë të APM-së në arkën tuaj në internet ose kur dërgoni një faturë si kërkesë për pagesë, ne mund (por nuk jemi të detyruar) të lejojmë këdo që të përdorë një APM për t'ju paguar.

Shtojca 1 e Kushteve në fjalë rendit çdo APM që mund të vëmë në dispozicion të klientëve tuaj herë pas here, si dhe dispozitat e mëtejshme që lidhen me marrjen e pagesës nga klientët duke përdorur atë APM. Dispozitat në fjalë duhet të respektohen gjithmonë.

Kur paguesi nuk përdor një llogari PayPal për të dërguar një pagesë APM ju nuk mund të përdorni PayPal për të rimbursuar në mënyrë proaktive pagesat APM, përveçse kur parashikohet ndryshe në Shtojcën 1 të këtyre Kushteve.

Nuk mund të merrni pagesa APM në monedha të tjera përveç atyre të përcaktuara për APM përkatëse në Shtojcën 1 të këtyre Kushteve.

Funksionalitetin tonë të APM-së mund ta përdorni vetëm me një llogari biznesi dhe jo me një llogari personale, përveçse kur përdorni një llogari personale për të dërguar një faturë si kërkesë pagese për mallra dhe shërbime.

5. Përgjegjësia juaj ndaj nesh

Ne mund të trajtojmë ofruesit e APM dhe përpunuesit e pagesës, të cilët na ndihmojnë t'ju mundësojnë marrjen e pagesave APM në të njëjtën mënyrë si trajtojmë përfituesit tanë bankarë/të kartave dhe/apo përpunuesit e tjerë të pagesave sipas Marrëveshjes së Përdoruesit.

Pagesat APM rrezikojnë të rimbursohen nga ofruesi i APM nëse nuk përcaktohet ndryshe në Shtojcën 1. Detyrimet dhe përgjegjësitë tuaja ndaj nesh për këto rimbursime janë të njëjtat me detyrimet dhe përgjegjësitë që keni ndaj nesh për rimbursimet dhe/apo kthimet e pagesës sipas Marrëveshjes së përdoruesit. Ofruesi i APM mund të ndikojë në kthimin e një pagese APM në të njëjtën mënyrë si banka e paguesit mund të ndikojë në një rimbursim dhe/apo kompania e kartës së kreditit të paguesit mund të ndikojë në kthimin e pagesës.

Pas përdundimit të Kushteve në fjalë ju do të vazhdoni të keni përgjegjësi ndaj nesh sipas këtyre Kushteve për rimbursimin e pagesave APM nga ofruesit APM dhe për të gjitha detyrimet e prapambetura nga përdorimi juaj i funksionalitetit APM përpara përfundimit.

6. Ndryshimet dhe përfundimi

Ne mund të shtojmë apo pakësojmë listën e APM/ofruesve APM në Shtojcën 1 të Kushteve në fjalë në çdo moment dhe pa paralajmërim.

Për më tepër, mund të ndryshojmë, heqim apo shtojmë Kushtet në fjalë në përputhje me procesin e ndryshimeve të parashtruar në Marrëveshjen e përdoruesit. Nëse nuk jeni dakord me një ndryshim, ju mund t'i përfundoni Kushtet në fjalë.

Ju mund t'i ndërprisni këto kushte në çdo kohë duke hequr funksionalitetin tonë të APM-së nga arka juaj në internet dhe duke ndjekur çdo hap tjetër në lidhje me integrimin që PayPal-i mund t'i vërë në dispozicion herë pas here, ose, nëse është e zbatueshme, duke ndërprerë përdorimin e produktit të faturimit, të cilin PayPal-i e ka vënë në dispozicion për ju. Në këtë mënyrë ju nuk lejoni më klientët tuaj të përdorin një APM për t'ju paguar, edhe pse llogaria juaj mbetet e hapur dhe Marrëveshja e Përdoruesit mbetet në fuqi.

Ne mund, në çdo moment, për çfarëdo arsye (sipas rastit) me një njoftim paraprak të arsyeshëm, të përfundojmë, anulojmë apo pezullojmë shërbimin që lidhet me funksionalitetin APM dhe/apo APM pa pasur asnjë përgjegjësi ndaj jush.

Kushtet në fjalë i mbijetojnë çdo përfundimi brenda masës dhe për sa kohë të jetë e nevojshme që të: (i) trajtojmë çështjet që lindin nga përdorimi i funksionalitetit APM përpara përfundimit; dhe/ose (ii) respektojmë legjislacionin dhe rregullat në fuqi.

Shtojca 1

APM

AliPay
Lloji i pagesës

Portofoli

"Alipay" është portofol digjital që mund ta përdorin të gjithë klientët e regjistruar si anëtarë në shërbimet "Alipay".

Rreziku i kthimit të pagesësJo
Garancia e pagesësJo
Mundësia e rimbursimitPo
Vlera minimale e transaksionitN/A
Vlera maksimale e transaksionit50 000 RMB në ditë
Mallra dhe shërbime specifike të ndaluaraShihni kushtet shtesë
Kushte shtesë

Do të siguroheni që shërbimet "Alipay" të mos përdoren për:

  1. Produkte dhe botime të paligjshme politike audiovizive, karta dhe kanale programore të paligjshme reaksionare, dokumente dhe informacione sekrete shtetërore, artikuj dhe fjalime të tjera reaksionare.
  2. Mjete të lojërave të fatit, lotari private, shërbime të lojërave të fatit, bileta lotarie, shitje me skemë piramidale, kontrata shitblerjeje ari me çmim të paracaktuar, shorte, shërbime me rrezik të lartë.
  3. Mjete për marrje të drogës, municion dhe armë/armë zjarri dhe aksesorë, instrumente të kontrolluara, artikuj krimi, fishekzjarrë dhe kapsolle, artikuj helmues dhe substanca kimike të rrezikshme, drogë për të rriturit (p.sh. afrodiziakë).
  4. Shërbime mbi spekulimin e kreditit (duke përfshirë spekulimet e vlerësimit të kreditit "Taobao"), shërbimet e arkëtimit të kartave të kreditit, faqet e internetit të financimit në grup, monedha të falsifikuara, transaksione të llogarisë bankare (kartat bankare), aksione, fond, sigurime, platformë sigurimi, investime periodike në ar, produkte financiare bankare, shërbime të kthimit të parave (cashback), karta me parapagesë për një qëllim të vetëm, letra me vlerë, mbledhje të paligjshme fondesh, shërbime të këmbimit valutor, valutë elektronike në llogari të huaja, fatura, "Bitcoin", "Litecoin", "YBcoin" dhe valuta të tjera elektronike, transaksione, "MCard" etj., ankand, lënie pengu për marrje kredie, institucione pagesash, qarkullim i RMB-së, monedha të huaja.
  5. Diagnozë të gjinisë së fetusit, organe njeriu, shërbime të surrogacisë, shërbime ekzaminimi, pajisje mjekësore, lente kontakti.
  6. Programe që ndërlidhen me hakimin, programe keqdashëse, shërbime të tjera softuerike që rrezikojnë "Alibaba"-n dhe filialet e "Alibaba"-s, shërbime të bisedës me video, faqe fetare në internet, varreza dhe shërbime adhurimi në internet dhe shërbime të tjera, monitorim nga kompjuteri i informacioneve private, antenë satelitore etj., instrumente spiunimi, artikuj ose shërbime të tjera që dëmtojnë privatësinë personale, të dhëna të kartës së identitetit dhe të dhëna të tjera që cenojnë privatësinë e personave të tjerë, lëshim certifikatash dhe gdhendje vulash.
  7. Shërbime për lidhje romantike të lidhura me shtetas të huaj, artikuj dhe shërbime në kundërshtim me rregulloret përkatëse shtetërore, ushqim me cilësi të dobët (fals), duhan, naftë bruto, organizata bamirëse, artikuj kontrabandë, dispozita të veçanta për periudha të caktuara kohore (p.sh. Lojërat Olimpike), relike kulturore, mallra luksi, shërbime të shitblerjes dhe qiramarrjes së automjeteve.

Apple Pay Web

Lloji i pagesës

Portofoli Apple Pay

Rreziku i kthimit të pagesës

Po

Garancia e pagesës

Sipas rregullave të rrjetit të kartave

Mundësia e rimbursimit

Po

Vlera minimale e transaksionit

N/A

Vlera maksimale e transaksionit

N/A

Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara

Shihni Kushtet e përgjithshme të Tregtarit të faqes së internetit në platformën Apple Pay në https://developer.apple.com/terms/apple-pay-web/ për çdo mall dhe shërbim specifik të ndaluar.

Kushte shtesë

Shihni kushtet shtesë të zbatueshme për pranimin e Apple Pay Web në https://developer.apple.com/terms/apple-pay-web/

Bancontact

Lloji i pagesës

Kartë debiti

Bancontact është një metodë pagese me kartë debiti, sipas së cilës lëshohet një kartë debiti nga një institucion kreditimi i autorizuar, i cili lejon klientët të paguajnë drejtpërsëdrejti për mallrat dhe shërbimet nga llogaria e tyre bankare.

Rreziku i kthimit të pagesës

Jo

Garancia e pagesës

Jo

Mundësia e rimbursimit

Po

Vlera minimale e transaksionit

1,00 € për transaksion

Vlera maksimale e transaksionit

N/A

Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara

Vetëm mallrat dhe shërbimet e ndaluara të parashtruara në Marrëveshjen e Përdoruesit

Kushte shtesë

N/A

Shërbimi "Bancomat Pay"

Lloji i pagesës

Transfertë bankare në kohë reale

Rreziku i kthimit të pagesës

Po

Garancia e pagesës

Jo

Mundësia e rimbursimit

Po

Vlera minimale e transaksionit

1,00 € për transaksion

Vlera maksimale e transaksionit

Nuk ka limit, në varësi të marrëveshjes së bankës lëshuese për shumën maksimale të limitit me klientin

Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara

Vetëm mallrat dhe shërbimet e ndaluara të parashtruara në Marrëveshjen e Përdoruesit

Kushte shtesë

  1. Shërbimi "Bancomat Pay" ofrohet vetëm për klientët në Itali, Shtetin e Vatikanit dhe San Marino.
  2. Do të siguroheni që marka tregtare e shërbimit "Bancomat Pay" të shfaqet dhe të përdoret vetëm në përputhje me kërkesat e zbatueshme të përcaktuara në Rregulloren e shërbimit "Bancomat Pay" për përdorimin e markave tregtare: https://bancomat.it/it/bancomat/brandbook-guidelines
  3. Para se të konfirmoni pagesën, duhet t'i jepni klientit:

i) përshkrimin e saktë të shërbimit ose të mallit të blerë;

ii) shumën totale të pagesës;

iii) një faturë (në letër ose elektronike) që përmban detajet e pagesës.

BLIK

Lloji i pagesës

Transfertë bankare në kohë reale

BLIK është një metodë pagese me transfertë bankare. Marrësit mund të marrin një konfirmim të transaksionit në kohë reale.

Rreziku i kthimit të pagesës

Jo

Garancia e pagesës

Jo

Mundësia e rimbursimit

Po

Vlera minimale e transaksionit

0,01 PLN për transaksion

Vlera maksimale e transaksionit

10 000,00 PLN për transaksion

Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara

Vetëm mallrat dhe shërbimet e ndaluara të parashtruara në Marrëveshjen e Përdoruesit

Kushte shtesë

Duhet të vendosni në mënyrë të dukshme në faqen e internetit apo në pajisjen tuaj, sipas rastit, emrin BLIK apo emrat tregtarë në një mënyrë që përputhet me Manualin e markës BLIK.

EPS

Lloji i pagesës

Transfertë bankare në kohë reale

EPS është një metodë pagese me transfertë bankare. Marrësit mund të marrin një konfirmim të transaksionit në kohë reale. EPS ofrohet nga bankat pjesëmarrëse të EPS.

Rreziku i kthimit të pagesës

Jo

Garancia e pagesës

Po - Garanci pagese është çdo transaksion i shënuar si i përfunduar apo i suksesshëm (sipas opsionit të aplikueshëm) që kalon në Llogarinë tuaj dhe fondet e të cilit nuk mund të revokohen, sipas kuptimit të këtyre kushteve dhe Marrëveshjes së përdoruesit që ju keni pranuar.

Mundësia e rimbursimit

Po

Vlera minimale e transaksionit

1,00 € për transaksion

Vlera maksimale e transaksionit

N/A

Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara

Vetëm mallrat dhe shërbimet e ndaluara të parashtruara në Marrëveshjen e Përdoruesit

Kushte shtesë

Ju do të raportoni menjëherë te PayPal çdo rast për të cilin nevojitet përdorimi i Garancisë së pagesës me EPS.

Finnish (Verkkopankki)

Lloji i pagesës

Transfertë bankare në kohë reale

"Finnish Online Bank Transfer" është një metodë pagese me transfertë bankare.

Marrësit mund të marrin një konfirmim të transaksionit në kohë reale.

Rreziku i kthimit të pagesës

Jo

Garancia e pagesës

Jo

Mundësia e rimbursimit

Po

Vlera minimale e transaksionit

0,65 EUR për transaksion

Vlera maksimale e transaksionit

20 000,00 EUR për transaksion

Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara

Përpos mallrave dhe shërbimeve të ndaluara të renditura në Marrëveshje: kumar i jashtëligjshëm; prostitucion; mallra kontrabandë; produkte të piraterisë; shitje të jashtëligjshme apo shpërndarja e produkteve të duhanit apo pornografisë apo përshkrimi i akteve të rënda të dhunës; Nordea Bank nuk lejon ngarkimin e portofolave apo të produkteve të parapaguar

Kushte shtesë

1. Përdoruesi siguron të gjitha të dhënat e nevojshme në përputhje me specifikimet e dhëna nga PayPal. Moszbatimi i specifikave të dërgimit të të dhënave mund të rezultojë në një vonesë, pezullim apo anulim të përpunimit të shitjeve të kryera.

2. Përdoruesi kompenson PayPal për të gjitha shpenzimet e arsyeshme të kryera për një mosmarrëveshje në lidhje me një Transaksion në rast se PayPal përfshihet në mënyrë aktive në ndërmjetësim apo në procedura të tjera të ngjashme midis një Klienti dhe Përdoruesit.

3. Limiti maksimal i përgjegjësisë është shuma e faturuar e shitjes (shitje e produkteve apo shërbimeve nga Përdoruesi apo Klienti) me të cilën lidhet dëmtimi në mënyrë të drejtpërdrejtë ose 1000 EUR, në varësi se kush është shuma më e ulët. Sidoqoftë, vlera totale e përgjegjësisë nuk mund të tejkalojë 5000 EUR. Këto kufij nuk aplikohen nëse dëmtimi është shkaktuar nga një veprim i qëllimshëm apo nga një neglizhencë e rëndë.

Google Pay

Lloji i pagesës

Portofoli Google Pay

Rreziku i kthimit të pagesës

Po

Garancia e pagesës

Sipas rregullave të rrjetit të kartave

Mundësia e rimbursimit

Po

Vlera minimale e transaksionit

N/A

Vlera maksimale e transaksionit

N/A

Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara

Shihni Kushtet e Shërbimit të API-së së Google Pay në https://payments.developers.google.com/terms/sellertos dhe Kushtet e Shërbimit të API-ve të Google në https://developers.google.com/terms/ për çdo mall dhe shërbim specifik të ndaluar

Kushte shtesë

Shihni kushtet shtesë të zbatueshme për pranimin e Google Pay në https://payments.developers.google.com/terms/sellertos dhe https://developers.google.com/terms/

GrabPay

Lloji i pagesës

Portofoli

Rreziku i kthimit të pagesës

Jo

Garancia e pagesës

Po - Garanci pagese është çdo transaksion i shënuar si i përfunduar apo i suksesshëm (sipas rastit) që kalon në Llogarinë tuaj dhe fondet e së cilës nuk mund të revokohen, sipas këtyre kushteve dhe Marrëveshjes së përdoruesit që keni pranuar.

Mundësia e rimbursimit

Po

Vlera minimale e transaksionit

0,01 SGD

Vlera maksimale e transaksionit

5 000,00 SGD

Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara

Përveç mallrave ose shërbimeve të ndaluara që parashtrohen në "Marrëveshjen e përdoruesit", ju lutemi shihni kushtet shtesë që jepen më poshtë.

Kushte shtesë

  1. Tregtari duhet të respektojë kushtet e shërbimit të portofolit elektronik "GrabPay", ku përfshihet "Njoftimi i privatësisë" i "GrabPay" (mund të gjendet këtu: https://www.grab.com/sg/terms-policies/).
  2. Tregtari nuk do të vendosë mbipagesë ose ndonjë tarifë tjetër për pranimin e portofolit elektronik "GrabPay" si metodë pagese pa miratimin paraprak me shkrim nga portofoli elektronik "GrabPay". Kjo nuk i ndalon tregtarët të vendosin një tarifë mirëmbajtjeje në lidhje me shitjen e mallrave ose shërbimeve.
  3. Rimbursimet ndërmerren vetëm nëpërmjet ndërfaqes së sistemit "GrabPay" të ofruar nga APM-ja. Nëse një tregtar përdor ndonjë metodë alternative për rimbursimin, duke përfshirë, por pa u kufizuar në dërgesat bankare ose rimbursimin me para në dorë, portofoli elektronik "GrabPay" nuk është palë në asnjë mënyrë dhe ky rimbursim mbetet midis tregtarit dhe klientit.
  4. Pas kërkesës, tregtari bashkëpunon, sipas nevojës, për të hetuar një transaksion, duke përfshirë vënien në dispozicion të APM-së çdo dokumentacion dhe/ose informacion në lidhje me një transaksion brenda katërmbëdhjetë (14) ditëve dhe, po të jetë e nevojshme, merr të gjithë hapat e nevojshëm për të respektuar këtë kërkesë për bashkëpunim.
  5. Në bazë të këtij hetimi, portofoli elektronik "GrabPay" do të vendosë nëse klientit duhet t'i rimbursohet një transaksion. Tregtari është i ndërgjegjshëm dhe pranon se vendimi i portofolit elektronik "GrabPay" është i formës së prerë dhe se APM-ja do të kryejë rimbursimin nëse dhe siç udhëzohet nga portofoli elektronik "GrabPay". Nëse kërkohet një rimbursim për klientin, PayPal dhe tregtari mbajnë përgjegjësi të plotë për çdo shumë rimbursimi dhe për çdo kosto tjetër që lidhet drejtpërdrejt me këtë rimbursim.
  6. Portofoli elektronik "GrabPay", në çdo kohë, rezervon të drejtën të vendosë kufizime mbi shërbimin, duke përfshirë refuzimin ose kufizimin e transaksioneve.
  7. Tregtari do të trajtojë portofolin elektronik "GrabPay" njësoj me çdo metodë tjetër pagese të ofruar, në faqet e internetit e tregtarëve, materialet reklamuese dhe promocionale, si dhe publikimet e tjera të jashtme. Në veçanti:
    1. a)  Vendosja e logos dhe butonave të përzgjedhjes së portofolit elektronik "GrabPay" në thelb janë të ngjashme me vendosjen e mënyrave alternative të pagesës dhe se rëndësia e logos dhe butonave për përzgjedhje të portofolit elektronik "GrabPay" është e barabartë me atë të mënyrave të tjera të pagesës;
    2. b)  Në procesin e pagesës te arka në pikën e shitjes së tregtarit dhe për sa i përket termave, kushteve, kufizimeve ose tarifave që tregtarët u kanë ofruar ose u kanë dhënë klientëve, portofoli elektronik "GrabPay" duhet të trajtohet njësoj si mënyrat alternative të pagesës; dhe
    3. c)  Nuk ka asgjë që e pengon ose dëmton zgjedhjen e klientit për të përdorur portofolin elektronik "GrabPay" ose ta shkurajojë përdoruesin që të mos përdorë portofolin elektronik "GrabPay", ose ta inkurajojë klientin të përdorë një metodë alternative pagese.
  8. Tregtarët që u ofrojnë klientëve të tyre portofolin elektronik "GrabPay", nuk duhet të (i) keqinterpretojnë ose nënçmojnë portofolin elektronik "GrabPay" si metodë pagese ose si biznes, ose (ii) të pretendojnë se një metodë tjetër pagese është më e lartë ose më e pëlqyer sesa "GrabPay", ose të shprehin pëlqimin për metodat e tjera të pagesës ndaj portofolit elektronik "GrabPay".
  9. Tregtari do të ndalojë përdorimin e logove, markave tregtare ose markave të tjera të portofolit elektronik "GrabPay" ("Markat e portofolit elektronik "GrabPay"") brenda tridhjetë ditëve nga marrja e një kërkese për ta bërë këtë, nëse portofoli elektronik "GrabPay", sipas gjykimit të tij të arsyeshëm, përcakton që përdorimi shtrembëron, njollos, ose dobëson markat e portofolit elektronik "GrabPay", ose shpërdoron vullnetin e mirë që lidhet me të.
  10. Mënyra e pagesës "GrabPay" nuk mund të përdoret për disa mallra dhe shërbime të cilat renditen më poshtë dhe në "Kushtet e shërbimit" të portofolit elektronik "GrabPay". Portofoli elektronik "GrabPay" rezervon të drejtën të përditësojë "Kushtet e shërbimit" të portofolit elektronik "GrabPay" në çdo kohë dhe në rast të ndonjë mospërputhjeje midis listës së mëposhtme dhe "Kushteve të shërbimit" të portofolit elektronik "GrabPay", mbizotërojnë "Kushtet e shërbimit" të portofolit elektronik "GrabPay".

a)  Mediat për të rritur, që përshkruajnë ose kanë të bëjnë me aktivitete të paligjshme si pornografia me fëmijë, përdhunimet, incesti etj; materialet ose shërbimet me motive seksuale; çdo mall ose shërbim që nxit urrejtjen, dhunën, dëmtimin ose intolerancën në çfarëdo forme;

b)  Kompanitë ajrore të të gjitha llojeve, duke përfshirë ndër të tjera, linjat ajrore të rregullta komerciale, linjat ajrore me kosto të ulët, fluturimet charter dhe operatorët turistikë, avionët privatë dhe taksitë ajrore; agjentët e palicencuar të udhëtimeve; hotelet dhe shërbimet e akomodimit të çdo lloji (si bujtinat, apartamentet, apartamentet e mobiluara, motelet, resortet dhe vilat); akomodimin e përbashkët, përdorimin e akomodimit sipas një kalendari, shkëmbimin e shtëpive, nënkontratat e qirasë, fjetoret me mëngjes dhe aktivitetet e ngjashme; organizatorët e eventeve, shitjen/rishitjen e biletave, planifikimin e eventeve dhe shërbimet e ndërlidhura;

c)  Produktet dhe pijet alkoolike; produktet e duhanit, cigaret, purot, cigaret elektronike dhe produktet e ndërlidhura (p.sh. pjesët rezervë dhe rimbushjet); bizhuteritë, gurët e çmuar, gurët dhe metalet e çmuara; shitjet e automjeteve (automjete motorike të reja dhe të përdorura të çdo lloji); nafta dhe gazi, nafta dhe produktet e derivuara; kartat telefonike të parapaguara, shërbimet telefonike dhe telefonat celularë; llixhat, shërbimet e relaksimit dhe masazheve

d)  Mallrat e mbrojtura me marka, marka tregtare ose të drejta autori të çfarëdo lloji, përveç nëse shitësi është mbajtës ose i licencuar i pronësisë intelektuale/të drejtës së autorit, shërbimet, pajisjet dhe softuerët e anashkalimit që përdoren për të anashkaluar ligjin ose hequr mbrojtjet e të drejtave të autorit; mallrat që cenojnë ose shkelin ndonjë të drejtë autori, markë tregtare, të drejtë publiciteti, privatësie ose ndonjë të drejtë tjetër pronësore sipas ligjeve të Singaporit ose të çdo juridiksioni; shërbimet e shkrimit të eseve, dhe studimeve për të rritur dhe të detyrave të shtëpisë për nxënësit;

e)  Pikat për mbështetje teknike kompjuterike dhe recepsioni për teknologjinë e informacionit; ndarja e skedarëve dhe shërbimet e ndërlidhura; shitja e aktivitetit në rrjetet sociale, ndërmarrjet që merren me fryrjen artificiale të statistikave të një faqeje interneti me anë të klikimeve ("click farms"), duke përfshirë, por pa u kufizuar në shitjen e pëlqimeve në Facebook, ndjekësve në Twitter dhe shikimeve, abonimeve, anëtarësimeve në YouTube; provat falas dhe çdo model i ngjashëm biznesi ku blerja kushtëzohet nga abonimi

f)  Praktikat mashtruese të biznesit të tilla si skemat "Ponzi"/piramidale, marketingu me shumë nivele, rezultatet e garantuara, kurset dhe shërbimet për investime ose tregti; ofrimi ose marrja e pagesave me qëllim ryshfetin ose korrupsionin; artikujt që inkurajojnë, nxisin, lehtësojnë ose udhëzojnë persona të tjerë të përfshihen në aktivitete të paligjshme; mallrat e vjedhura duke përfshirë mallrat digjitale dhe virtuale të siguruara ose të kopjuara në mënyrë të paligjshme; shitjet e produkteve ose shërbimeve që identifikohen nga agjencitë qeveritare të Singaporit se kanë gjasa të larta për të qenë mashtruese ose për t'u transaksionuar nga klientët në kundërshtim me ligjin e Singaporit; të dhënat personale të palëve të treta në kundërshtim me legjislacionin e Singaporit; shërbimet e çfarëdo lloji që nuk kanë vlerë të shtuar, duke përfshirë, por pa u kufizuar në rishitjen e ofertave qeveritare pa autorizim ose pa vlerë të shtuar, shërbimet që janë të padrejta, mashtruese ose grabitqare ndaj konsumatorëve;

g)  Shërbimet financiare të çdo lloji, të tilla si huadhënia, mikrokreditë, skemat e investimeve, llogaritë rezervë (escrow), agjencitë e kolektimit, shërbimet e pagesës së garancisë, mbledhësit e borxheve, grumbullimi i kreditit, shërbimet e konsolidimit, mbrojtja e kartave të kreditit dhe shërbime të ngjashme; sigurimi i burimeve nga grupe të mëdha pjesëmarrësish (crowdsourcing) dhe i financimit nga grupe të mëdha pjesëmarrësish (crowdsourcing) për bizneset, klubet e huave, ofrimi i kapitalit ode shpërblimeve të çdo lloji; kriptomonedhat, bitkoini, monedhat në internet, monedhat e lojërave, ari në internet dhe aktive të ngjashme virtuale; disa rregullime të kreditit, shërbimet për zgjidhjen e borxheve, transaksionet kreditore ose aktivitetet e sigurimit; bizneset e shërbimeve monetare si p.sh. dërgesat e parave, transfertat, mandat-pagesat, kartat dhuratë të parapaguara, instrumentet e vlerës së ruajtur, kuazi-paratë, këmbimi i valutave të huaja dhe shërbime të ngjashme (përveçse në lidhje me shërbimet e dërgesave ndërkombëtare të parave për biznesit në "Kushtet e shërbimit" të portofolit elektronik "GrabPay"); shitja e çeqeve të udhëtarëve ose e mandat-pagesave; këshillimi ligjor dhe tatimor, falimentimi dhe çdo shërbim i ngjashëm;

h)  Subjektet e huaja qeveritare, duke përfshirë, por pa u kufizuar në ambasada dhe konsullata; Artikuj të lëshuar nga qeveria, forcat e zbatimit të ligjit dhe ushtria, duke përfshirë, por pa u kufizuar në uniforma, distinktivë dhe dekorata, përveçse kur janë historike dhe/ose është e qartë që nuk janë origjinale ose zyrtare (p.sh. lodrat);

i)  Kumari, lojërat dhe/ose çdo aktivitet tjetër me tarifë hyrjeje dhe me një çmim, duke përfshirë, por pa u kufizuar në lojërat e kazinove, bastet sportive, garat me kuaj ose me qen gjahu, lojërat me sporte, biletat e lotarive, sipërmarrje të tjera që mundësojnë kumarin, lojërat e zgjuarsisë (pavarësisht nëse me ligj përcaktohen ose jo si kumar) dhe bastet e garave me kuaj;

j)  Çdo mall ose shërbim që i nënshtrohet sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së; çfarëdo pjese e trupit të njeriut, duke përfshirë, por pa u kufizuar në organe, pjesë të trupit, mbetje njerëzore, lëngje trupore, qeliza staminale, embrione;

k)  Kujdesi shëndetësor, produktet farmaceutike, suplementet, produkte ushqyese të çdo lloji, pajisjet mjekësore të çdo lloji; narkotikët, steroidet, substanca të caktuara të kontrolluara ose produkte të tjera që paraqesin rrezik për sigurinë e konsumatorit; barnat e paligjshme, duhani ose produktet shëndetësore; substancat e krijuara për të imituar efektet e tyre; aksesorët dhe produktet përkatëse që përdoren për t'i krijuar ose konsumuar ato, si p.sh. banda, nargjile dhe pajisje të ngjashme; klinikat mjekësore private dhe mjekët e internetit;

l) Organizatat politike, fetare, shpirtërore, bamirëse dhe jofitimprurëse të çdo lloji; shërbimet e fallit, astrologji, lexim letrash, "tarot", hipnozë; dhe shërbime të ngjashme;

m)  Shitja e çdo lloj kafshe ose kafshe shtëpiake; produktet e trafikimit të kafshëve të egra, të gjuetisë së paligjshme dhe të ndaluar të specieve të rrezikuara, si p.sh. gjitarët detarë, pendët e peshkaqenëve, brirët e rinoqerontit, fildishi, myshku i drerit, bilia e ariut, penisi i tigrit dhe çdo produkt i ngjashëm;

n)  Armët e çdo lloji duke përfshirë armët e zjarrit, municionet, thikat, nunçakusin dhe produktet e ndërlidhura, pjesët ose aksesorët e tyre; armët ose thikat që rregullohen me ligjin e Singaporit; lodrat, dhuratat dhe kopjet e çdo lloji që i ngjajnë shumë cilitdo prej artikujve të tillë; materialet që ndizen shpejt, materialet shpërthyese, piroteknike, toksike dhe të rrezikshme, duke përfshirë, por pa u kufizuar në fishekzjarrë, eksplozivë, materiale dhe substanca radioaktive dhe barut.

iDEAL

Lloji i pagesës

Transfertë bankare në kohë reale

iDEAL është një metodë pagese me transfertë bankare. Marrësit mund të marrin një konfirmim të transaksionit në kohë reale. iDEAL është i limituar vetëm për klientë me akses në një llogari bankare online të përputhshme me iDEAL pranë një banke në Holandë.

Rreziku i kthimit të pagesës

Jo

Garancia e pagesës

Po - Garanci pagese është çdo transaksion i shënuar si i përfunduar apo i suksesshëm (sipas opsionit të aplikueshëm) që kalon në Llogarinë tuaj dhe fondet e të cilit nuk mund të revokohen, sipas kuptimit të këtyre kushteve dhe Marrëveshjes së përdoruesit që ju keni pranuar.

Mundësia e rimbursimit

Po

Vlera minimale e transaksionit

N/A

Vlera maksimale e transaksionit

N/A

Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara

Vetëm mallrat dhe shërbimet e ndaluara të parashtruara në Marrëveshjen e Përdoruesit

Kushte shtesë

  1. Informacioni rreth procesit të ankimimit duhet të jetë lehtësisht i aksesueshëm për klientët në faqen tuaj të internetit.
  2. Ju mund të ofroni metodën e pagesës me iDEAL përmes një lidhje email-i vetëm nëse keni paraprakisht një leje me shkrim nga PayPal. Një lidhje pagese iDEAL është një URL që të çon në faqen tuaj të pagesës nga ku një klient mund të nisë një transaksion iDEAL.
  3. Duhet të bashkëpunoni me kërkesat për informacion në situata specifike për të cilat nevojitet një hetim i mëtejshëm për metodën e pagesës me iDEAL, sikurse PayPal mund t'ju njoftojë herë pas here.
  4. Udhëzuesi i integrimit iDEAL për tregtarët mund të aksesohet këtu: https://www.ideal.nl/en/businesses/offer-ideal/; ju duhet t'i përmbaheni kushteve të përgjithshme për përdorimin e iDEAL, ku përfshihet përdorimi i logos së iDEAL, siç përshkruhet në https://ideal.nl/en/consumer-terms-and-conditions-ideal-in3.
  5. Ju do të raportoni menjëherë te PayPal çdo rast për të cilin nevojitet përdorimi i Garancisë së pagesës me iDEAL.
  6. Kur, sipas gjykimit të PayPal, konsideroheni me rrezik të lartë, PayPal rezervon të drejtën të kërkojë nga ju të zbatoni një procedurë të regjistrimit të klientit ku të regjistrohen të paktën të dhënat e mëposhtme të klientit:

a) Emri dhe adresa e email-it;

b) Emri dhe numri i mbajtësit të llogarisë bankare të përdorur për blerjet me metodën e pagesës iDEAL;

c) Të dhëna shtesë për verifikimin në hapin 2 dhe monitorimin e transaksioneve, për shembull:

i. Adresa IP

ii. Gjurma dixhitale e shfletuesit

iii. Numri i celularit

Shërbimi "MB Way"

Lloji i pagesës

Portofoli

Shërbimi "MB Way" është metodë pagese që ofrohet vetëm për klientët në Portugali. Shërbimi "MB Way" vihet në dispozicion nga lidhja e një karte me një ose më shumë pseudonime (numri i telefonit celular, adresa e email-it ose të tjera të cilat PayPal-i mund t'i vlerësojë si të përshtatshme).

Rreziku i kthimit të pagesës

Jo

Garancia e pagesës

Jo

Mundësia e rimbursimit

Po

Vlera minimale e transaksionit

N/A

Vlera maksimale e transaksionit

Varet nga banka dhe limiti i përdoruesit

Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara

Vetëm mallrat dhe shërbimet e ndaluara të parashtruara në Marrëveshjen e Përdoruesit

Kushte shtesë

N/A

Mercado Pago 

Lloji i pagesës 

Mercado Pago është një ofrues i pagesës në internet që u mundëson blerësve në Brazil dhe Meksikë të kryejnë pagesa duke përdorur karta krediti, karta debiti, karta me parapagesë, balancën në portofolin e Mercado Pago, dhe mënyra të tjera pagese. 

Rreziku i kthimit të pagesës 

Po 

Garancia e pagesës 

Po - Garanci pagese është çdo transaksion i shënuar si i përfunduar apo i suksesshëm (sipas opsionit të aplikueshëm) që kalon në Llogarinë tuaj dhe fondet e të cilit nuk mund të revokohen, sipas kuptimit të këtyre kushteve dhe Marrëveshjes së përdoruesit që ju keni pranuar. 

Mundësia e rimbursimit 

Po 

Vlera minimale e transaksionit 

0,01 MXN për transaksion 

0,01 BRL për transaksion 

Vlera maksimale e transaksionit 

1 000 000,00 MXN për transaksion 

10 000 000,00 BRL për transaksion 

Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara 

Për Meksikën:  

Përveç mallrave ose shërbimeve të ndaluara që përcaktohen në Marrëveshjen e përdoruesit: mallrat dhe shërbimet e ndaluara sipas Kushteve të përgjithshme të Mercado Pago, si dhe: ilaçet me recetë, produktet farmaceutike, suplementet dietike të ndaluara për shitje, çdo lloj kumari, produktet dhe shërbimet financiare që nuk janë të miratuara nga autoritetet kompetente për mbikëqyrjen financiare, programet keqdashëse (p.sh., programet çorientuese, viruset, etj.), financimi i partive ose aktiviteteve politike, marketingu i drejtpërdrejtë, operacionet postare, draftet bankare dhe transfertat postare, dyqanet me shumicë, shitjet në skema piramidale me shumë nivele, banesat me bashkëpronarë, agjencitë e koleksioneve, kompanitë e faktoringut, likujduesit, kompanitë e dhënies së garancive, avokatët e falimentimit, konsulentët financiarë, titujt e aksioneve, fondet e besimit të investimit, fondet e investimit, këmbimi i monedhës, urdhërpagesat nga institucione jofinanciare, zyrat e garancisë dhe zyrat e këmbimit valutor, çeqet e udhëtarëve, shërbimet që lidhen me udhëtimet dhe linjat e lundrimit (me përjashtim të agjencive të udhëtimit), koleksionet e monedhave, pullat, dyqanet e monedhave, filatelia, Airtran Airways, Airtran Air, thyerja e çeqeve, pagesat dhe abonimet automatike, agjencitë e punësimit, dhe paradhënia e parave ose kreditë. 

 

Për Brazilin:  

Përveç mallrave ose shërbimeve të ndaluara që përcaktohen në Marrëveshjen e përdoruesit: janë të ndaluara edhe shërbimet.  

Disa mallra janë të ndaluara në përputhje me Kushtet e përgjithshme të Mercado Pago. Për të parë listën e plotë të mallrave dhe shërbimeve të ndaluara, vizitoni: https://www.mercadopago.com.br/ajuda/3264 

Kushte shtesë 

Për Meksikën: Shërbimet e pagesës së Mercado Pago do të jenë subjekt i Kushteve të përgjithshme të Mercado Pago për Meksikën.  

 

Për Brazilin: Shërbimet e pagesës së Mercado Pago do të jenë subjekt i Kushteve të përgjithshme të Mercado Pago për Brazilin.  

 

Për Brazilin dhe Meksikën: 

Nuk ju lejohet përdorimi i logos, emrit tregtar, dhe i të drejtave të tjera të pronësisë intelektuale të Mercado Pago, me përjashtim të listimit të Mercado Pago si metodë pagese. Nëse tentoni të përdorni të drejtat e pronësisë intelektuale të Mercado Pago në një mënyrë të paautorizuar, ne rezervojmë të drejtën për të revokuar shërbimet tona. 

 

Mercado Pago nuk është përgjegjëse për asnjë tarifë shtesë të vendosur si pasojë e mosdorëzimit të të dhënave të sakta bankare. 

 

Përdoruesi nuk mund të rishesë shërbimet e menaxhimit të pagesave te palë të treta. 

Multibanco

Lloji i pagesës

Transfertë bankare në kohë reale

Multibanco është një metodë pagese e limituar për klientët në Portugali e cila ofron dy alternativa për pagesat: Alternativa e parë është një transfertë bankare përmes portalit bankar online të klientit, ndërsa alternativa e dytë është pagesa me para në dorë në bankomate të filialeve të ndryshme bankare në Portugali.

Rreziku i kthimit të pagesës

Jo

Garancia e pagesës

Jo

Mundësia e rimbursimit

N/A

Vlera minimale e transaksionit

N/A

Vlera maksimale e transaksionit

99 999,99 EUR për transaksion

Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara

Vetëm mallrat dhe shërbimet e ndaluara të parashtruara në Marrëveshjen e Përdoruesit

Kushte shtesë

N/A

MyBank

Lloji i pagesës

Transfertë bankare në kohë reale

MyBank është një metodë pagese me transfertë bankare. Marrësit mund të marrin një konfirmim të transaksionit në kohë reale.

Rreziku i kthimit të pagesës

Jo

Garancia e pagesës

Jo

Mundësia e rimbursimit

Po

Vlera minimale e transaksionit

N/A

Vlera maksimale e transaksionit

N/A

Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara

Për të shmangur dyshimet dhe përpos të gjitha mallrave apo shërbimeve të ndaluara që parashtrohen në Marrëveshjen e përdoruesit: Aktivitete të dënueshme si vënie në rrezik e të miturve, pedofili, pornografi, shkelje të punimeve të mbrojtura nga të drejtat e pronësisë intelektuale dhe mjetet e pagesës, mospërputhja me mbrojtjen e të dhënave personale, me sistemet automatike të përpunimit të të dhënave, veprat e pastrimit të parave, mospërputhja që lidhet me kumarin dhe bastvënien, garat e kuajve, lotaritë dhe dispozitat që lidhen me kushtet e ushtrimit të profesioneve të rregulluara.

Kushte shtesë

Nuk ju lejohet përdorimi i logos MyBank dhe i të drejtave të pronësisë intelektuale përveç atyre që lejohen për këto shërbime të metodave alternative të pagesës. Për përdorim të mëtejshëm duhet respektuar Udhëzuesi për biznese i MyBank të cilin mund ta gjeni në këtë faqe interneti https://www.mybank.eu/mybank/mybank-style-guidelines-for-merchant-websites/. Nëse përpiqeni të përdorni logon MyBank në një mënyrë të paautorizuar, në një mënyrë të paparashikuar apo të palejuar, apo në shkelje domethënëse të këtyre kërkesave, ne rezervojmë të drejtën për të revokuar shërbimet tona.

PayU

Lloji i pagesës

Transfertë bankare në kohë reale

PayU është një metodë pagese me transfertë bankare. Marrësit mund të marrin një konfirmim të transaksionit në kohë reale.

Rreziku i kthimit të pagesës

Jo

Garancia e pagesës

Jo

Mundësia e rimbursimit

Po

Vlera minimale e transaksionit

0,01 PLN për transaksion; 0,01 CZK për transaksion

Vlera maksimale e transaksionit

N/A

Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara

Përpos këtyre mallrave dhe shërbimeve të ndaluara të renditura në Marrëveshje: Ilaçet me recetë, produktet farmaceutike dhe suplementet dietike që nuk lejohen për shitje; lëndët narkotike dhe alkoolike, ku përfshihen drogat sintetike, si edhe pajisjet dhe teknologjitë e përdorura për kultivimin, prodhimin, tregtimin e tyre, etj.; kumari pa autorizim ligjor; armët, municionet dhe gazhedhëset; shërbime online me përmbajtje pornografike, p.sh. dhomat e bisedave, video kamerat, filmat VOD; produktet dhe shërbimet financiare nëse ofrohen si pjesë e një aktiviteti pa mbikëqyrjen e autoriteteve kompetente për mbikëqyrjen financiare; programet keqdashëse (p.sh. programet çorientuese, viruset, etj.); partitë politike dhe faqet respektive të internetit që përdoren për t'i mbështetur apo për të mbledhur fonde për aktivitete politike; ndërmjetësues që pranojnë pagesa në emër të shumë marrësve pa një autoritet juridik apo që nuk përmbushin kërkesat e shoqërive të kartave/organeve ndërmjetësuese

Kushte shtesë

1. Përdoruesi është i detyruar të sigurohet se Klienti është i informuar në një mënyrë të qartë dhe lehtësisht të aksesueshme se transaksionet e bëra përmes metodës së pagesës PayU janë të parevokueshme.

2. PayPal dhe PayU nuk mbajnë përgjegjësi për asnjë tarifim shtesë si pasojë e të detajeve të pasakta të bankës, nëse nuk jeni siguruar që të keni dorëzuar detajet e sakta të bankës.

3. Tregtarët që përdorin metodën e pagesës me PayU mbajnë përgjegjësi për të gjitha transaksionet e paautorizuara apo mashtruese të kryera me metodën e pagesës.

4. Përdoruesi është i detyruar të sigurohet se:

a) çdo e dhënë për identifikimin dhe/apo autentifikimin e Klientit që mund të përdoret për të bërë një porosi nuk do të ruhet elektronikisht apo të mbahet shënim në forma të tjera;

b) gjatë hedhjes së të dhënave të identifikimit dhe/apo të autentifikimit të Klientit që mund të përdoren për të bërë porosi, të dhënat në fjalë nuk shpërndahen me palë të treta.

Shpërndarja e të dhënave të identifikimit dhe/apo të autentifikimit te palë të treta është rreptësishtë e ndaluar.

POLi

Lloji i pagesës

Transfertë bankare në kohë reale

POLi është një metodë pagese me transfertë bankare. Marrësit mund të marrin një konfirmim të transaksionit në kohë reale. POLi është e limituar për klientë që mbajnë llogari në institucione bankare në Australi dhe në Zelandën e Re. PayPal nuk garanton që të gjitha llogaritë bankare në Australi apo në Zelandën e Re përputhen me POLi.

Rreziku i kthimit të pagesës

Jo

Garancia e pagesës

Jo

Mundësia e rimbursimit

Jo

Vlera minimale e transaksionit

1,00 AUD/NZD për transaksion

Vlera maksimale e transaksionit

10 000,00 AUD/NZD për transaksion

Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara

Përpos çdo malli apo shërbimi të ndaluar që parashtrohet në Marrëveshjen e përdoruesit: kumari.

Kushte shtesë

N/A

Przelewy24 (P24)

Lloji i pagesës

Transfertë bankare në kohë reale

Przelewy24 është një metodë pagese me transfertë bankare. Marrësit mund të marrin një konfirmim të transaksionit në kohë reale.

Rreziku i kthimit të pagesës

Jo

Garancia e pagesës

Jo

Mundësia e rimbursimit

Po

Vlera minimale e transaksionit

0,05 PLN për transaksion

Vlera maksimale e transaksionit

N/A

Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara

Vetëm mallrat dhe shërbimet e ndaluara të parashtruara në Marrëveshjen e Përdoruesit

Kushte shtesë

Çdo transaksion shoqërohet me një numër unik transaksioni dhe detaje të tjera (Detajet e transaksionit) për të lehtësuar hetimet apo ankesat e mundshme. Përdoruesi shpëton detajet e transaksionit në një mënyrë të sigurt. Çdo ankesë në lidhje me transaksione të kryera në mënyrë të pasaktë do të dorëzohet drejtpërsëdrejti te PayPal i cili më pas do t'ia kalojë çështjen Skemës së pagesave Pzrelewy24 për ta hetuar. Në lidhje me ankesat në fjalë, përdoruesi siguron këto detaje:

a) Adresën e email-it;

b) Numri i transaksionit;

c) Shuma e transaksionit;

d) Emrin dhe mbiemrin e mbajtësit të llogarisë bankare origjinale nga e cila shuma e transaksionit duhet të ishte

transferuar;

e) Emri i bankës në të cilën është hapur llogaria nga e cila është transferuar shuma e transaksionit apo në të cilën

transaksioni është transferuar, sipas rastit;

f) Data e transaksionit; dhe

g) Në rast pagese me kartë: emrin e kartës;

h) Në rast pagese me SMS: numrin e telefonit celular të klientit.

4. Pavarësisht nga sa më lart, çdo ankese në lidhje me transaksionet e realizuara më tepër se 90 ditë përpara ankesës

mund të mos merren nën shqyrtim nga skema e pagesës së Przelewy24.

Safetypay

Lloji i pagesës

Transfertë bankare në kohë reale

Safetypay është një mënyrë pagese me transfertë bankare. Marrësit mund të marrin një konfirmim të transaksionit në kohë reale.

Rreziku i kthimit të pagesës

Jo

Garancia e pagesës

Po

Mundësia e rimbursimit

Po

Vlera minimale e transaksionit

N/A

Vlera maksimale e transaksionit

15000 euro

Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara

Përpos mallrave ose shërbimeve të ndaluara që renditen më sipër, nuk do të përdorni Safetypay për të pranuar pagesa, për të bërë pagesa ose, drejtpërdrejt ose tërthorazi, për të lehtësuar: Regjistrimet Bootleg; mallra kontrabandë; mallra të bllokuara; droga dhe aksesorë për drogë të jashtëligjëshme; materiale fyese, racore apo të pandjeshme kulturore; përmbajtje, materiale dhe/ose shërbime për të rritur, duke përfshirë, por pa u kufizuar në libra dhe video për të rritur, biseda telefonike për të rritur, faqe në internet për të rritur, shërbime shoqëruese/përcjellëse, shërbime takimesh (të orientuara seksualisht), nuse të porosive me postë, argëtime të ndryshme për të rritur; para në dorë; dëmet, humbjet, ndëshkimet ose gjobat e çfarëdolloji; kostot ose tarifat mbi çmimin normal të mallrave ose shërbimeve të tregtarëve (tatimet e zbatueshme) ose tarifat që klientët nuk i kanë miratuar në mënyrë specifike; shumat e prapambetura, ose shumat që mbulojnë çeqet e kthyera ose të ndalimit të pagesës; shitjet e bëra nga palë të treta; shumat që nuk përfaqësojnë shitje me besim të mirë të mallrave dhe shërbimeve nga biznesi i tregtarit (p.sh., blerjet nga pronarët e tregtarit (ose anëtarët e familjes së tyre) ose punonjësit); Transaksion i paligjshëm i biznesit; pastrimi i parave apo financimi i aktiviteteve terroriste.

Kushte shtesë

N/A

Satispay

Lloji i pagesës

Portofoli

Satispay ofron një platformë pagese me celular të aktivizuar për një llogari bankare.

Rreziku i kthimit të pagesës

Jo

Garancia e pagesës

Po

Mundësia e rimbursimit

Po

Vlera minimale e transaksionit

0,01 euro

Vlera maksimale e transaksionit

N/A

Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara

Përpos atyre mallrave dhe shërbimeve të ndaluara të renditura më sipër, ju nuk do të përdorni Satispay për të pranuar pagesa, për të bërë pagesa ose, për të lehtësuar drejtpërdrejt ose tërthorazi për:

a)  Shërbimet e telekomunikacionit, duke përfshirë telefonatat lokale dhe në distanca të largëta, telefonatat me kartë krediti, telefonatat përmes përdorimit të telefonave dhe fakseve me shirit magnetik;

b)  Porosi parash - Transferim bankar;

c)  Dyqane të pengjeve

d)  Telemarketing nga jashtë;

e)  Telemarketing nga brenda;

f)  Agjencitë e biletave (radio, televizion dhe tregtarë të tjerë të drejtpërdrejtë që nuk janë klasifikuar diku tjetër);

g)  Institucionet financiare — disbursime manuale të parave në dorë;

h)  Institucionet financiare — disbursime të automatizuara të parave në dorë;

i)  Pagesat e huas, institucion;

j)  Institucionet jo-financiare — monedha e huaj, porositë e parave (jo transferimi bankar), skript dhe çeqet udhëtarëve;

k)  Tregtarët—Letrat me vlerë, fondet e ndërsjella, aksionet, mallrat, obligacionet;

l)  Ambiente me bashkëpronësi;

m)  Shërbime takimi dhe shoqërimi;

n)  Shërbime dhe klube të blerjes dhe bërjes pazar;

o)  Agjencitë e raportimit të kreditit të konsumatorit;

p)  Agjencitë e punësimit dhe shërbimet e ndihmës së përkohshme;

q)  Bastet (ku përfshihen biletat e lotarisë, çipat e lojërave në kazino, bastvëniet në gara me kuaj jashtë një piste gare dhe bastet).

Kushte shtesë

Tregtarët pranojnë dhe bien dakord që të dhënat personale të transferohen në Satispay për përpunimin e transaksioneve. Të dhëna personale të tilla do të përpunohen nga Satispay në përputhje me njoftimin e privatësisë i cili mund të gjendet në: https://static-www-satispay-com.s3.amazonaws.com/privacy/Payment-Scheme/Satispay-Payment- Scheme_Privacy-en.pdf

Trustly

Lloji i pagesës

Transfertë bankare në kohë reale

Rreziku i kthimit të pagesës

Jo (pasi paratë të jenë depozituar në llogarinë e tregtarit)

Garancia e pagesës

Jo

Mundësia e rimbursimit

Po

Vlera minimale e transaksionit

0,01 EUR për transaksion. (Në varësi të kushteve të vëna nga banka e klientit)

Vlera maksimale e transaksionit

Në varësi të kushteve të vëna nga banka e klientit

Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara

Përpos atyre mallrave dhe shërbimeve të ndaluara që renditen në Marrëveshje: Bitcoin

Kushte shtesë

(1) Përdoruesi sigurohet që logo(t) dhe emri(at) tregtarë të Trustly të jenë të ekspozuar dhe të paraqitur në një mënyrë tërheqëse dhe të duhur, si dhe në përputhje me kërkesat e aplikueshme për paraqitjen e shërbimit, siç parashtrohet në: https://trustly.com/en/developer/documents.

(2) Përdoruesi njeh dhe pranon se: (a) Shërbimi Trustly varet nga funksionaliteti i sistemeve të palëve të treta, kryesisht banka, dhe Trustly nuk garanton funksionalitetin e shërbimeve të tij në rast problemesh, mosfunksionimi apo rregullimi të brendshëm apo që lidhet me këto sisteme të palëve të treta; (b) Shpejtësia e transaksionit mund të ndikohet për keq në rastet kur ka një ulje apo ngritje të madhe të vëllimit të transaksioneve apo gjatë mirëmbajtjes së planifikuar të shërbimit Trustly; dhe (c) PayPal dhe Trustly nuk mbajnë përgjegjësi për asnjë humbje apo dëmtim si pasojë e degradimit të funksionalitetit të sistemeve të palëve të treta, siç përshkruhet në nën-seksion (a) në këtë mënyrë, apo gjatë një rritje domethënëse të vëllimit të transaksioneve apo të mirëmbajtjes së planifikuar të shërbimeve Trustly siç përshkruhet në nën-seksion (b) në këtë mënyrë.

WeChat Pay
Lloji i pagesës

Portofoli

"WeChat Pay" është portofol elektronik që mund ta përdorin të gjithë klientët e regjistruar në shërbimet "WeChat Pay".

Rreziku i kthimit të pagesësJo
Garancia e pagesësJo
Mundësia e rimbursimitPo
Vlera minimale e transaksionit0,10 RMB për transaksion
Vlera maksimale e transaksionit10 000,00 USD për transaksion, 20 000,00 USD në ditë për klient, 50 000,00 USD në vit për klient
Mallra dhe shërbime specifike të ndaluaraShihni kushtet shtesë
Kushte shtesë
  1. Do të siguroheni që portofoli "WeChat Pay" të përdoret vetëm për mallrat e mëposhtme:

a) Veshje/Aksesorë/Çanta;

b) Dhuratë/Lule/Suvenir;

c) Pajisje për jashtë/Pajisje sporti/Pajisje për palestër/Siguri dhe mbrojtje;

d) Vegla muzikore;

e) Orë dore/Orë/Syze/Lente kozmetike;

f) Bizhuteri/Aksesorë;

g) Mobilie për shtëpi/Materiale ndërtimi/Dekorim/Pëlhura;

h) Ushqim;

i) Produkte/Shtojca të kujdesit shëndetësor;

j) Pajisje shtëpiake;

k) Produkte të kujdesit personal dhe kontracepsionit;

l) Produkte të grimit/Produkte të kujdesit ndaj lëkurës/Produkte të kujdesit personal;

m) Punime artizanale/Poçeri/Dekorime të interierit;

n) Makinë/Motoçikletë/Biçikletë/Aksesorë/Automjete të riparuara

o) Mallra digjitale;

p) Pajisje zyre;

q) Produkte të maternitetit dhe foshnjave/Lodra për fëmijë;

r) Dyqane të maternitetit dhe fëmijëve (në internet);

s) Libër/Audio/Materiale shkrimi; ose

t) Ushqim për kafshët shtëpiake

  1. Duhet të shfaqni logon e "WeChat"-it në faqen tuaj zyrtare të internetit, në lidhje me përdorimin e shërbimeve kineze MLP (Metodat lokale të pagesës).
  2. Ju nuk do t'u tarifoni klientëve asnjë tarifë shtesë dhe as nuk do t'u ofroni shërbim më të ulët kur ata përdorin portofolin "WeChat Pay" si metodë pagese.
  3. Ju duhet të mbani faturat origjinale dhe të dhënat përkatëse të transaksioneve për të paktën pesë (5) vjet nga data e transaksionit.
  4. Ju pranoni dhe bini dakord që shërbimi "WeChat Pay" do të përfundojë dhe ju do të merrni të gjithë përgjegjësinë nëse:
  1. veproni në kundërshtim me rregullat përkatëse dhe refuzoni të bëni korrigjime pasi të ju kërkohet një gjë e tillë;
  2. kryeni ndonjë veprim që dëmton interesin e shërbimit "WeChat Pay"; ose
  3. jeni të përfshirë në ngjarje rreziku ose transaksione jonormale, sipas gjykimit të arsyeshëm të shërbimit "WeChat Pay".
  • English
  • Ndihma
  • Na kontakto
  • Tarifat
  • Siguria
  • Veçoritë
  • Bli

  • Rreth nesh
  • Newsroom
  • Punë
  • Zhvilluesit
  • Partnerët

  • © 1999–2025
  • Mundësia e qasjes
  • Kukit
  • Privatësia
  • Privacy
  • Ligjore

PayPal Pte. Ltd. is licensed by the Monetary Authority of Singapore as a Major Payment Institution under the Payment Services Act 2019.